Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se nuk do të marrë asnjë dietë duke i kërkuar kështu Parlamentit të tërheqë shumën e derdhur për muajin shkurt.
Sipas Kuvendit, në llogarinë e deputetit është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat, duke sqaruar se ajo çka është publikuar ishte një lapsus.
“Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat.
Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe, totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat”, thuhet në reagimin e Kuvendit.
Më herët ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një kërkesë publike Kuvendit të Shqipërisë që të mos përfitojë asnjë dietë deri në fund të mandatit si deputet.
Berisha theksoi se sot ka mësuar se në llogarinë e tij është derdhur shuma prej 75250 lekësh për muajin shkurt,
Deklarata e Sali Berishës
Njoftim! Sot nga mediat mesova se ne llogarine time bankare parlamenti ka derdhur per muajin shkurt dieta per mua si dhe per 93 deputete te tjere shumen prej 75250 leke dieta.
Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon:
1-Une nuk kam patur asnje dijeni per keto dieta.
2- I kerkoj parlamentit ti terheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.
3-Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit.
Levizjet e mia jashte Qarkut te Tirane do ti perballoje me te ardhurat e mia.