Mbi 40 të arrestuar pas përleshjeve me policinë.
Djegia e disa kopjeve të Kuranit nga një grup ekstremistësh të djathtë ka shkaktuar trazira në Suedi.
Grupe njerëzish janë përleshur me policinë e 5 qyteteve, ku më shumë se 40 persona janë arrestuar pas përleshjeve të dhunshme. Tre persona u plagosën në qytetin Norrkoping kur oficerët qëlluan për të paralajmëruar protestuesit.
Sipas autoriteteve me shumë se 200 persona u përfshin në këto përleshje dhe rreth 20 automjete janë dëmtuar apo shkatërruar tërësisht. 26 oficerë policie mbetën gjithashtu të lënduar.
Provokim dhe nxitje kundër myslimanëve e quajti Arabia Saudite këtë ngjarje ndërsa Irani dhe Iraku u bënë thirrje ambasadorëve suedezë të dënojnë aktin.