Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në prezantimin e vendimeve të qeverisë, tregoi se është diskutuar për heqjen e pasaportës së vaksinimit për tu futur në Shqipëri.
Ajo tha se është bërë si kërkese ndërsa pritet që në ditët në vijim Komiteti Teknik i Ekspertëve të marrë vendimin, që sipas ministres do të ndihmonte në lëvizjen dhe rritjen e turistëve në vend.
Morëm një vendim, ose rinjohëm një vendim që është marrë edhe vitin e kaluar për të liberalizuar vizat turistike me 8 vende, të cilat jo vetëm do ta përfitojnë këtë për të hyrë në territor, por edhe ju lehtësohet aplikimi nëpërmjet sistemeve online.
Po kështu u diskutua detyrimi për të treguar kartën e vaksinimit kundër Covid-19 për të treguar në hyrje të kufirit. Kërkesë që është diskutuar gjatë dhe që presim përgjigje nga Komiteti i Ekspertëve. Dhe vendimi do merret në ditët në vijim. Duke filluar nga maji të mund ta heqim si detyrim” tha Kumbaro.