Për ish-kryeministrin Sali Berisha procesi që ka nisur mazhoranca për zgjedhjen e Presidentit është një farse.
Farsa e zgjedhjes se presidentit!
Nje farse vulgare, qesharake, por dhe sipas rregullave te mafies per te kapur nga Edi Rama institucionin e fundit te narkoshtetit.
Te dashur miq, i damkosur si kreu i organizates kriminale te aferes se incineratoreve afere e cila ka jehone te fuqishme ne Bruksel dhe Ëashington, i demaskuar nga Kongresi i fundit te partise qe ishte nje copy-paste e tubimeve te Cosa Nostras, i tmerruar nga mundesia e aktit te tradhtise se larte te skapit te partise qe mund te marre per dobesi mbeshtetjen e tij dhe te PS dhe ne vend qe te skapi Berishen si ç’urdheroi publikisht t’ju kthehet atij dhe narkoministrave te tij, Edi Rama nisi farsen e procesit te kapjes se institucionit te fundit atij te Presidentit te Republikes per te kapur keshtu 96,8% te te gjitha pushteteve ne Shqiperi.
Ne kete proces shpifarak Edi Rama ka vendosur e aplikoj:
1- Emrat ne zarfe top sekret qe vetem ai i hapen!’
2- Shoqeria Civile e cila emrat duhet t’i dergoje me email, te mos guxoje t’i shqiptoje ne publik emrat.
– Negociata me opoziten e emeruar apo Basho-opoziten mbasi e ka te qarte se opozita e vertete nuk do merrte pjese kurre ne nje farse vulgare, qesharake dhe mafioze me te cilen Edi Rama do realizoje pushtetin absolut ne Shqiperi.
Denoj me ashpersine me te madhe kete proces farse me te cilin Edi Rama pas grabitjes se mandateve ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021 po perdhos institucionin e Presidentit te Republikes dhe me mandate kallpe po e uzurpon ate