Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar incidentin që ndodhi mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj në foltoren e Kuvendit.
Ahmetaj tha se deputetët panë sot “ndeshje fizike” dhe “thumba” mes deputetëve të opozitës. Duke folur për investimet në sektorin e ujit, Ahmetaj tha se janë investime që kërkojnë kohë, duke akuzuar opozitën se në kohën e qeverisjes së tyre, vetëm 5 % e territorit të Tiranës furnizohej me ujë të pijshëm.
Ahmetaj: Për një sekond mendoni të mos hapnim asnjë proces për zgjedhjen e presidentit, imagjino se çfarë do të thuhej nga krahu i djathë, ju nuk na pyetët etj. Vijnë këtu dhe flasin nga 20 minuta dhe nuk thonë asgjë. Patë ndeshje fizike me njëri-tjetrin, pastaj patë thumba dhe konfuzion se kush do të bëhet kreu i partisë. Këtë nuk ua zgjidhim dot ne, por merruni vesh mes vetit.
Procesi i investimit në sektorin e ujit është aftagjatë. Kur Tirana drejtohej nga ju, vetëm 5% e territorit furnizohej me ujë, Statistika nuk mund të deformohet. Do të fillojmë të merremi me atë që bëjmë ne. Raporti i fundit të BB ka një fakt që ka të bëjë me përpjekjen e maxhorancës për të luftuar varfërinë, Nga viti 2016 varfëria në bazë të statistikës së Bankës Botëtore, ritmi i uljes së varfërisë dhe ritmi i rritjes së ekonmisë, janë më të përshpejtuarat në të gjithë rajonin. Në raport thuhet se: “rritja ekonomike e Shqipërisë e fortë dhe tej thotë se i dedikohet harmoni e politikës fiskale”.