Një tjetër varr i ri masiv është gjetur pranë Mariupolit. Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko.
Përmes një postimi në Telegram, Andryushchenko tha se zyrtarët kishin marrë informacion në lidhje për një “vend varrimi masiv të banorëve të vrarë të Mariupolit në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të luftës”.