Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pasi Komisioni i Punëve të Jashtme në PE aprovoi raportin e saj mbi vlerësimin e Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian gjatë 2021.
Në intervistën për gazetaren Erisa Zykaj, ajo tha se Shqipëria ëhstë gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndaj duhet fiksuar një datë për mbajtën e konferencës së parë ndërqeveritare.