Diten e sotme u percoll per ne banesen e fundit gjeneral komandant brigade Myqerem Murataj .
Gati nje vit me pare egnatia news kujton me hidherim intervisten me Komandant Myqerem Muratajn.
Duke u bashkuar me dhimbjen e miqve dhe familjareve Egnatia News ju risjelle intervisten me te pa perseriteshmin Myqerem Murataj !
Më poshtë ju sjellim një pjesë të karrierës së ish gjeneralit të Brigadës sulmuese 33/77 rrëfyer për Egnatia News.
Myqerem Murataj: “Karriera ime nisi ne vitin 1954 në Përmet.
Më pas kam shkuar në Vlorë e atje u bëra Komand Kompanie zbulimi . Nga Vlora shkova në Peshkopi ku më emëruan Shef Zbulimi Brigade. Më pas nëndrejtor I Zbulimit për rreth 1 vit. Kalova më pas në Berat ku mbajta postin e Shefit të Shtabit të Brigadës.
Pas Beratit erdha në Elbasan ku më emëruar Komandant Brigade në Kombinatin Metalurgjik. Në Elbasan kam ardhur në vitin 1976 dhe veç postit të Komandantit kam mbajtur edhe një sërë postesh të tjera kryesisht me funksion shoqëror. Unë kam qenë antar i komitetit të Partisë në Kombinatin Metalurgjik . Antarë I Shtabit Mbrojtës të rrethit të Elbasanit. Antarë I komitetit të grupimit të Elbasanit ,divizionit të Librazhdit .
Nga viti 1976 deri në vitin 1988 kur dola në pension qëndrova në Elbasan . Me brigadën kam kryer disa detyra të rëndësishme . Këtu kam shkuar mirë me të gjithë ,edhe pse nuk u linda këtu Elbasani u bë shtëpia ime ,i dedikova jetën me aq sa munda të bëja nga regjimi që këmi vuajtur ndaj sot besoj shumë dhe jam I lumtur që nipi im po kandidon për deputet pasi e njohë mirë se e kam rritur dhe edukuar vetë më dashurinë për qytetin dhë të bëj çdo që për të mirën e komunitetit”.
Egnatia news