Flakët kanë përfshirë ambientet e një biznesi në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia bën me dije në një informacion paraprak se zjarri ka rënë në katin e dytë të biznesit.

Mësohet se ka vetëm dëme materiale nga flakët e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

“Më datë 25.04.2022, në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e dytë të një biznesi, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit” thuhet në njoftimin e policisë.