Dy të moshuar kanë rënë në prangat e Policisë së Tropojës, pasi akuzohen se kanë ndërtuar dy bujtina pa leje brenda zonës së mbrojtur në Luginën e Valbonës.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në ato të mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë dy shtetas.

  • Prek Jubani, 64 vjeç, banues në fshatin Rrogam, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Rrëzë Brijës”, i cili është zonë e mbrojtur.
  • Sali Selimaj, 75 vjeç, banues në fshatin Valbonë, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Bujtina Jezerca”, në fshatin Valbonë, i cili është zonë e mbrojtur.
  • Ata akuzohen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm