Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Durrësit, ku vëllai ka goditur vëllanë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bën të ditur policia.