Autori që ka gjuajtur me armë sot në Vlorë ndaj djalit të kryeplakut të Kaninës Juxhino Todit është shtetasit Lisian Myrtaj, i cili është efektiv policie pranë repartit të Delta Forcë Vlorë.
Në foto dallohet se Myrtaj bën një jetë luksoze me orë të shtrenjtë, unazë diamanti dhe puro.
Në vendgjarje janë gjetur 4 gëzhoja, ku një nga plumbat ka kapur xhamin e parë të makinës ML, në pronësi të kryeplakut të Kaninës
Punonjësi i policisë është shoqëruar në komisariat dhe po kryen veprimet nga ana Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.