Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme pranë rrethrrotullimit të Kamzës, ku është dhunuar barbarisht një person.
Siç shihet në videon e mëposhtme dy persona dhunojnë një të ri. Njëri me levë e tjetri me shqelma.
Pas disa goditjeve të forta me levë, tjetri pasi e ka goditur dhe vetë me shqelma ke vendosur t’i ndajë, ku më pas kanë ndërhyrë dhe të tjerë për të “shuar” sherrin”.
Ngjarja ka ndodhur pranë një tabachino, ku viktima pasi u dhunua ka hyrë me nxitim brenda për të shpëtuar.
Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja dhe as shkaqet.