Tre shqiptarë të cilët kishin grabitur banesa të shumta të Francë duke shkaktuar një dëm prej 80 mijë eurosh janë vendosur në pranga. Policia franceze ka rënë krejt papritur në gjurmët e tyre, teksa më 26 prill, pikasi tre personat e dyshimtë në një zonë banimi të Saint-Maur-des-Fossés.
Njëri prej tyre priste në makinë ndërsa dy të tjerët po tentonin të vidhnin një shtëpi. Efektivët e policisë pritën disa minuta para se t’i arrestonin në flagrancë, kur të dyshuarit sapo kishin hyrë në një shtëpi duke përdorur një kaçavidë. Të tre personat u arrestuan në vendngjarje duke iu konfiskuar bizhuteri dhe sende personale.
Gjatë hetimeve rezultoi se të tret shqiptarët e pastrehë e kishin këtë të fundit, vjedhjen e nëntë, shkruajnë mediat franceze.
Ata ishin përfshirë në 9 raste të tjera vjedhjeje dhe grabitje midis 11 marsit dhe 26 prillit në kryeqytetin francez. Të tre shqiptarët e arrestuar janë të moshave nga 24 deri në 30 vjeç. Dëmi i të gjitha vjedhjeve llogaritet në 80 mijë euro, ndërsa të tre shqiptarët janë dërguar në paraburgim në pritje të gjykimit më 9 qershor.