Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë, në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Mylte.

Mësohet se një mjet ka përplasur një 17 vjeçar dhe si pasojë adoleshenti ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ndërsa makina që përplasi 17-vjeçarin ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në një kanal.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.