Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk do të mbyllë dyert për turistët rusë, për sa kohë një gjë të tillë nuk e ka bërë Bashkimi Europian.

Duke iu përgjigjur pyetjes për kërkesën e presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelenskyy, Rama tha se për bllokimin e turistëve rusë nuk ka një vendim të vijëzuar nga Bashkimi Europian.

Vendimet tona janë gjithmonë të vijëzuara me vendimet e BE, për sa kohë nuk ka një vendim të vijëzuar nga BE ne do të vazhdojmë. Nëse do të ketë edhe ne do ta ndjekim”, u shpreh Rama në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste.