Aktivistja Evi Kokalari i është përgjigjur gazetarit Ylli Rakipi, i cili më herët ka ngritur pyetjen se çfarë funksioni ka në Partinë Demokratike.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kokalari thotë se është ende pjesë e Komisionit të Rithemelimit dhe nuk është pjesë e Këshllit të PD, pasi kjo është zgjedhja e saj.
Ndër të tjera, ajo ka “thumbuar” edhe Jozefina Topallin, e cila e injoroi mbrëmjen e djeshme, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka miqësi me Kokalarin.
Postimi i plotë i Evi Kokalarit:
Z. Rakipi, Të Paekspozuarit – TPZ.AL meqënëse per ty jam njëri kontrovers dhe që trazoj gjërat ne PD; pyetjes tënde seç funksion kam në PD mund ti përgjigjem shumë qartë;
Jam akoma pjesë e Komisionit të Rithemelit deri sa ti mbaroj fuksioni totalisht. Nëse nuk jam pjesë e Këshillit apo Kryesisë së ardhshme, kjo ka qënë zgjedhja ime personale pasi shanset më janë dhënë për çdo funksion që mund të dëshiroja dhe gara hapur është.
Influencë në një parti mund të kesh dhe pa qënë pjesë e saj, madje, të them se mund të jem shumë më efiçente pa qënë pjesë e saj zyrtarisht se sa 70% e deputetëve te PDse.
Gaz Bardhit si thashë do ti sjellë dikë gay nga Amerika. I thashë të hapi organizatën për konservatorët gay te Shqipërise.
Ato që thashë për Jozefina Topallin janë mëse të verteta. Pyet ato femra qe e kanë njohur ndër vite.
Pergjithesisht tangërlleku provincial
i saj bie në kundershtim me vlerat e mia. Thjeshtesia është diçka që e kam mësuar nga gra të forta të politikes amerikane, gra që janë pjesë e një elite qe influencon politiken Amerikane në Kongres e me tej, e në baze te kesaj besoj e kuptoni se si me duket Jozefina, sidomos kur siç e përmënda më lart – tregon provincializmin e saj.
As nuk po I futem komenteve te tua per Republikanët sepse seriozisht dukesh shumë naiv. Apo kur krahason Orban me Vucic
Tashti bëhu burrë dhe mi thuaj këto kur me ke në studio, jo kur nuk jam prezent, se dobësinë tënde tregon.
Personazhet në fotot bashkangjitur janë shumica gra në Kongres, disa janë kandidate në zgjedhjet e nentorit të ardhshëm, të tjerat janë totalisht në skenën politike të Partise Republikane, duke futur dhe Kryetaren e RNCse. Thjeshtësia e tyre më frymëzon.