Policia e Divjakës ka nisur kërkimet që në orët e para të mëngjesit në fshatin e Mëhallës. Blutë po kërkojnë armën me të cilën ka qëlluar 34 vjeçari Artan Kaboçi në drejtim të mjeteve të policisë së komisariatit të Divjakës. Mësohet se kontrolle janë bërë edhe gjatë mbrëmjes së djeshme dhe vazhdojnë edhe sot, pasi 34 vjeçari nuk ka tregon se ku ka fshehur armën. I riu njihej si përdorues i rregullt i pijeve alkoolike, madje ka edhe probleme të shëndetit mendor. Në të shkuarën ai ka jetuar si emigrant në Angli.
I riu qëlloi me armë zjarri në ajër në lagjen e tij për arsye të panjohura, ndërsa banorët kanë lajmëruar policinë. Me mbërritjen e efektivëve pranë banesës së tij në fshatin Mëhallëz, i kanë kërkuar 34 vjeçari të dorëzohet, por ky i fundit ka qëlluar drejt forcave të policisë. Pas kësaj ngjarje Artan Kaboçi ka marrë edhe makinën e policëve në përpjekje për tu larguar, tentativë që ka zgjatur pak minuta, teksa u vu në pranga nga Forcat RENEA.
Lajmi i Fundit