Policia e Durrësit ka arrestuar një 41 vjeçar, i akuzuar për dy vepra si penale. Si fillim, ai është konstatuar se mbante hapur biznesin e tij, pas orës policore, gjithashtu, pas kontrollit, është konstatuar gjithashtu se shtetasi me inciale E.M, ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit. Gjithashtu, policia e ka gjobitur 41-vjeçarin me 1 milionë lekë, lidhur me shkeljen e rregullave për parandalimin e Covid-19.

Evidentohet dhe goditet një rast i aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet dhe ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit që u konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, 1 aparat celular me programet e basteve online dhe një sasi vlere monetare.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë konstatuar se në lokalin e shtetasit E. M., në Bubq, Krujë, ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Mazhë e Vogël, Krujë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 1 aparat celular me programet e basteve online dhe një sasi vlere monetare. Gjithashtu, ky shtetas u ndëshkuar nga shërbimet e Policisë, me masën administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin në lokalin e tij pas orarit të përcaktuar për mbyllje”, njofton policia.