Trupat e 44 civilëve janë gjetur në rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin ukrainas të Izyum, ndërsa lufta për kontrollin e zonës është “ndezur”.
Ndërtesa pesëkatëshe u shemb në muajin mars, ndërsa banorët u fshehën në bodrum nga bombardimet e ushtrisë ruse. Një zyrtar ukrainas tha se numri i të personave të vdekur mund të rritet më tej, pasi një tjetër ndërtesë në të njëjtën rrugë ishte gjithashtu në shënjestër nga raketat ruse.