Mançester Siti ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e Haland në klub.
Nëpërmjet një komunikate në “Twitter”, anglezët kanë njoftuar zyrtarizmin e akordit me skuadrën e Dortmund për transferimin e norvegjezit.
“Mançester Siti mund të konfirmojë se kemi arritur një marrëveshje me Borusia Dortmund për transferimin e Haland në klub nga një korriku 2022.
Detajet me lojtarin mbeten ende për t’u finalizuar.”, ishte njoftimi i Sitit.