Paralajmërimi i kryeministrit polak: Lufta së shpejti mund të përfshijë gjithë Europën.
Presidenti rus Vladimir Putin është më i rrezikshëm se Hitleri apo Stalini. Kështu ka deklaruar kryeministri polak Mateusz Morawiecki, në një intervistë për “The Telegraph” teksa paralajmëroi se nëse Putini nuk ndalet në sulmin e tij të vazhdueshëm ndaj Ukrainës, lufta së shpejti do të përfshijë të gjithë Europën.
“Putini nuk është as Hitler, as Stalin. Fatkeqësisht, ai është më i rrezikshëm.Nëse Europa e ndalon atë, Putini do të marshojë forcat ruse më tej në Europë. Është në dorën tonë të vendosim se ku ta ndalojmë Rusinë”.
Ai theksoi se kreu i Kremlinit ka “armë më vdekjeprurëse në dispozicion” sesa diktatorët e shekullit të 20-të – me gjasë duke iu referuar arsenalit bërthamor të Putinit dhe shtoi se ai gjithashtu po përdor internetin për të përhapur propagandën e tij.
Sipas Morawiecki, “ideologjia monstruoze” e regjimit të Putinit përbën një kërcënim vdekjeprurës për të gjithë Europën dhe duhet të çrrënjoset tërësisht.
Polonia, e cila ndan një kufi me Ukrainën, ka qenë një nga vendet qe ka mbështetur Kievin në luftën kundër Rusisë. Vendi ka pranuar miliona refugjatë ukrainas që kur Putin urdhëroi sulmin ndaj Ukrainës më 24 Shkurt.