Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur ditën e sotme në fshatin Mengël të Elbasanit.
Raportohet se bomba është gjetur në afërsi të shkollës së fshatit.
Bomba është konstatuar e pashpërthyer dhe dyshohet se ka qenë aty që prej vitit 1946.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, të cilët kanë rrethuar zonën duke vendosur një perimetër sigurie dhe priten forcat xheniere për të marrë në kontroll bombën.