Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në Kuvend për marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore.

Berisha tha se qeveria “ia ka nxirë jetën grave shqiptare”, teksa tha se 50 milion hua do të shkojë për projekte dhe jo për tu ardhur në ndihmë financiarisht grave.

Është rast për të shprehur qeverisë për kredinë e butë për 50 mln euro për destination e kësaj kredie. Sipas deklaratave të djeshme të dy zonjat ministre përgjegjëse për sektorin është parashikuar një destination tjetër dh jo ai që agjencia ka vendosur tja japë Shqipërisë dhe kjo krijon një problem madhor. Ju i keni nxi jetën grave shqiptare. Lindin fëmijët për emigracion, ndërsa vetë pasqyroheni çdo ditë dhe çdo muaj. Ju i keni shndërruar gratë në nëna që humbin jetën në lindje. Po unë e di se kudo fëmijët kanë një përdorim të kanabisit, por në asnjë vend nuk vendoset kanabisi si politikë. Edi Rama deklaron se do pyes Këshillimin nëse janë dakord apo jo për përdorimin personal të kanabisit. A e kuptoi se çfarë fatkeqësisë i keni krijuar gruas shqiptare.

Pas meje qëndrojnë 13 ministre, por problemi është se këto dhe deputetet duhet të jenë avokate të çdo gjë të interesave të grave shqiptare.  Pse duhet të jetë vetëm opozita, por duhet të jeni të parët se ju keni mundësi më shumë se jeni në pushtet. Po të na thoni së këto 50 milion euro do jenë kredi e butë për nënat që rrisin fëmijët vetëm. Se do japin kredi për të nxjerrë gratë në krye të bizneseve, por ju nuk keni asnjë plan. Këta do shkojnë në buxhet, për çfarë do shkojnë, për të rritur borxhin” tha Berisha.

Ndërsa pas deklaratës së tij ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se Berisha është ndër personat që s’duhet të flasë për barazinë gjinore.

Pjesë nga përplasja:

Manja: Kur flet Berisha me kaq patos për barazinë gjinore, të mbushet mendja se ke një kalorës të barazisë gjinore përpara.

Saliu i tretë është ky, prodhoi gjithë ato tragjedi jo vetëm në fushën sociale, por që janë paguar me kosto të lartë. Edhe gjuha që përdore sot, është dhunë në vetvete mbi gratë, e ashpër, viktimizuese dhe e zezë e nuk ka lidhje me avokatinë që ti kërkon tu bësh çështjeve të barazisë gjinore. Sa herë del këtu është njëlloj sikur sa herë autori kthehet te vendi i krimit.

Berisha-Manjes: Një pyetje kam për ty. Çfarë të shtyn të bëhesh bodyguard i Edi Ramës? Unë e di por hapja zemrën kolektivit.

Manja: Unë e kam për nder që jam shërbëtor në qeverinë Rama 3 dhe shërbëtor i qytetarëve shqiptarë.