Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, se ka shpërdoruar fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se i tillë është sera pranë inceneratorit të Tiranës, në Sharrë.

Sipas Kryemadhit, ky investim është bërë gjatë kohës kur Ministria e Bujqësisë drejtohet nga Frida Krifca, por që nuk është promovuar. 

Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë. Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropian”, shkruan Kryemadhi

Postimi
Krahas buxhetit të shqiptarëve, qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR. I tillë është edhe kjo serë pranë inceneratorit të Tiranës. Investim ky, që i takon kohës së drejtimit nga ministrja Krifca, por i pa promovuar nga ana e saj. Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë. Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropiane.