Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Divjakë.
Dorian Dervishi duke drejtuar mjetin tip ‘Ford’, ka humbur kontrollin duke përfunduar në një kanal me ujë.
Për pasojë, i riu 31-vjeçar ndërroi jetë ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i Policisë
Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.