Një makinë ka marrë flakë ndërsa ka qenë në udhëtim në aksin Tiranë-Elbasan. Sikurse  mësohet fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por mjeti është djegur plotësisht.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e saj.