Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur provokimit të Ramës që e ftoi të bëhet burrë pasi lider nuk bëhet dot me anë tënjë video-selfie teksa po kthehej nga qyteti i Elbasanit.
Shefi i opozitës i bëri të qartë kryeministrit se burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez, por dashuria dhe përkujdesi ndaj vendit tënd.
Basha: Sot është një ditë feste është Dita e Luleve që është simboli kuptim plotë i thyerjes së dimrit me verën. E pra 14 Marsi i sotëm na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë. Ngjarja e shëmtuar që provokoi Edi Rama, rrugët ishin edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se qytetarët nuk e kanë frikë. Shqiptarëve u ka dalë frikë dhe janë të gjithë bashkë. Burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez pa të cilat nuk hyn dot në qytetin e Elbasanit. Nuk të bëjnë dot burrë, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, që ti nuk e ke pasur. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar në çdo çast. Shqipëria e ka ndarë mendjen, nuk ka ndryshim pa largimin, tënd ndaj mos i provoko shqiptarët. Nuk na tremb dot ne. Ty dhe një grushti bandidhësh dhe oligarkëve u ka ardhur fundi. Më 25 prill largojmë Edi Ramën.
Ora news