Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta në rrugë. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Pogradec, rreth orës 19:00 në vendin e quajtur “Tuneli”.
Sipas policisë, dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2022, rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në dalje të qytetit të Pogradecit, tek vendi i quajtur “Tuneli”, shtetasi S. L., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.