Komisioni i Ligjeve është mbledhur paraditen e sotme, ku ka konstatuar mungesën e një kandidati për Presidnet, që sjell edhe djegien e raundit të parë të votimit që ishte parashikuar të mbahej në seancën plenare të orës 17:00 në Parlamentin e Shqipërisë.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka fajësuar mazhorancën për dështimin e raundit të parë të votimit, teksa tha se opozita pret të shohë se çfarë qëndrimi do të mbajë mazhoranca në vijim.
Sipas tij, Presidenti i ri duhet të jetë i gjithëpranuar dhe me legjitimitet, teksa shtoi se ai duhet të zgjidhet me konsensus nga të dyja palët politike.
“Sipas rregullores, është e udhës të zhvillohet kjo mbledhje e Komisionit të Ligjeve. Është e qartë që në këtë raund të parë nuk do të ketë kandidaturë. Këto mbledhje nuk janë thjesht për votim, është thjesht e një procesi sa institucional por edhe politik. Opozita i ka bërë me dije mazhorancës që ky proces të përmbushë disa kritere, në mënyrë që t’u japë shqiptarëve atë që quhet kryetar i shtetit. Përpara se të arrihet në një produkt të tillë, ne si Parlament kemi ca detyrime. I pari është krijimi i një procesi të sinqertë, realisht të çojë në një profil presidnecial i cili të jetë i gjithëpranuar, i të gjithë shqiptarëve, me legjitimitet për të mbushur qartësisht karrigen presidenciale.
Kushtetuta në thelbin e saj përcakton që ky proces duhet të bashkohet në baza konsensuale. Ky dështim i këtij raundi të parë, qëndron mbi supet tuaja. Një orë e më parë ju do duhet të mbani një qëndrim, pasi përgjërimet e zyrtarëve tuaj duket se deri tani kanë qenë false”, tha Alibeaj.