Kryeprokurori Olsian Çela pas raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit që drejton gjatë vitit 2021, është ndalur të flasë për mediat.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me shqetësimin e ngritur në lidhje me rolin e gjyqtarit të seancës paraprake, ai tha se kishte kërkuar rishikimin e këtij roli, pasi ligji i ka dhënë kompetencë gjyqtarit të seancës paraprake për të drejtuar hetimet.
Konstatova që roli i gjyqtarit në seancën paraprake është i rëndësishëm, por roli që ligji i ka dhënë, është shumë më tepër. Ligji i ka dhënë rol gjyqtarit të seancës paraprake që të jetë drejtues i hetimeve, të aprovojë përgjimet. Nëse gjyqtari i seancës paraprake njëherë del si gjyqtar dhe njëherë si prokuror, ju si do ta shikoni? Duhet të ketë një rishikim të kompetencave të gjyqtarit të seancës paraprake”, tha Çela.