Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që u shënua në Durrës, ku mbeti i plagosur një 31-vjeçar.

Bëhet me dije se ngjarja, ku mbeti i plagosur edhe Ardit Kërtusha 31 vjeç ka ndodhur në lokalin e reperit Noizy në zonën e Curilave.

Mësohet se autori dhe viktima kanë qenë në lokal, ku edhe janë konfliktuar, ku debati ka degjeneruar në përdorimin e armës.

31-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kujtojmë që Ardit Kërtusha kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” njoftoi policia ./ newsbomb