Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Çlirim Gjata ka folur për prishjen e Teatrit Kombëtar para dy viteve.
Gjata e ka quajtur një operacion ushtarak, ku ka sjellë në vëmendje aksionin e policisë për të prishur teatrin ku mbi 1 mijë punonjës policie pa numra dhe të mbuluar me maska, me armë zjarri të rënda dhe 28 policë me helmeta dhe automatik në dorë që dolën nga Ministria e Brendshme.
Sipas Gjatës, SPAK nuk lëviz pasi po lëvizi duhet të marri të pandehur nga kryeministri Rama dhe kryetari Veliaj pasi këta kanë bërë letrat dhe ligjin.
Gjata:SPAK-u nuk lëviz pasi po lëvizi duhet të marri të pandehur nga kryeministri Rama dhe kryetari Veliaj pasi këta kanë bërë letrat dhe ligjin. Në rastin e inceneratorëve letrat kanë ardhur nga poshtë. Në rastin e tetarit ka ardhur direkt me urdhër të Ramës për Veliajn sepse e ka bërë kalim të kundraligjshme.
Pasuritë shtetërore nëse janë në pronësi të qeverisë, kalohet në pronësi të bashkisë dhe kjo nuk futet në magazinë por futet në atë zyrë.
SPAK ka aq shumë aty pasi kemi mbi 1 mijë punonjës policie pa numra dhe të mbuluar me maska, me armë zjarri të rënda dhe 28 policë me helmeta dhe automatik në dorë që dolën nga Ministria e Brendshme. Dhe kur Rama u pyet se përse ishin ata të pranishëm me automatik në dorë, tha se ishin për të ruajtur ministrinë. Po pse me automatik do e mbrojë ministrinë ky, do i vrasi protestuesit.
Flamur Noka është goditur me sprait dhe mezi e kemi çuar te PD-ja nuk kishte asnjë ambulancë.
Operacioni nuk ka qënë operacion policor por ushtarak. Janë marrë kontigjentë në Zall Herrë të veshur me këto uniforma por që nuk kishin lidhje me policinë.