Dita e Verës erdhi plot ngjyra e gjallëri në qytetin e Durrësit. Ndryshe nga viti i kaluar, pandemia nuk e zbehu aspak këtë festë të natyrës.
Dekori festiv shumëngjyrësh e ktheu sheshin kryesor të qytetit në një hapësirë argëtimi për të gjitha moshat, e veccanërisht për fëmijët dhe familjet e tyre.
Edhe bregdeti u frekuentua masivisht. Shëtitjet dhe lojërat përgjatë shëtitores bregdetare i shijuan jo vetëm banorët e Durrësit, po dhe qytetarë të ardhur nga Kosova, Tirana dhe qytetet e afërta.
Kjo festë me origjinë pagane i ftoi të gjithë t’i gëzohen ringjalljes së natyrës, me shpresën se pas këtij dimri që u shoqërua dhe me një numër të lartë viktimash nga covid-19, do të ketë mbarësi dhe pandemisë do t’i vijë së shpejti fundi.
Top Channel