Tre personazhe të botë së krimit janë mbyllur në regjimin e posaçëm “41 bis”. Mësohet se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm për një afat 1 vjeçar shtetasit: Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari, Klement Çala dhe Eldi Çala.
Vendimi i Ministrit të Drejtësisë vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB.
KUSH ËSHTË VIKTOR YMERI
Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar në Durrës. Viktor Ymeri konsiderohej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. Ymeri dhe Gaxhai kanë ekzekutuar së bashku në qershor të vitit 1999 me dhjetëra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.
VËLLEZËRIT ÇALA
Klement dhe Eldi Çala u arrestuan ne vitin 2020 në Golem pasi policia zbuloi se ata qendronin në një shtëpi me qira aty. Gjatë operacionit, atyre iu sekuestruan 100 000 euro dhe tre pistoleta. Ata dyshohet se kane qene te perfshire ne grabitjen e blindave me para ne rrugen e Rinasit.
Nderkohe dy vite me pare eshte sekuestruar pasuria e dy vëllezërve Çala me një vlerë prej 500 mijë eurove. Jane sekuestruar:
-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;
-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-50 % e aksioneve të një shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan. Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato kapin vlerën rreth 500.000 Euro.