Pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”, se një shtetas 36-vjeçar që përndiqte një vajzë të mitur ka rënë në prangat e policisë.
Bëhet me dije se në prang aka rënë shtetasi A. I., 36 vjeç, banues në Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë së Fierit
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”, se një shtetas 36-vjeçar përndiqte një shtetase të mitur, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin A. I., 36 vjeç, banues në Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.