Presidenti Ilir Meta këtë të hënë ka qenë në Kosovë, ku ka përkujtuar 110 vjetorin e Kuvendit të Junikut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se i nderuar së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, pati mundësinë të përshëndeste përkujtimin e kësaj ngjarje të rëndësishme e cila i parapriu Pvarësisë së Shqipërisë, për të theksuar mesazhin se sfidat e mëdha mund dhe duhet t’i përballojmë vetëm duke qenë të bashkuar në frymën e dashurisë për kombin dhe trojet tona, dhe me krenarinë e të qenit shqiptarë.
Para 110 viteve Juniku u bë logu i Kuvendit të qindra patriotëve dhe rilindasve, me në krye Hasan Prishtinën, Isa Boletinin dhe Bajram Currin, nga ku u dha kushtrimi për liri dhe pavarësi nga zgjedha shumëshekullore osmane dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare nga fqinjët grabitqarë.
Ndaj sot çdo shqiptar krenohet me “Kuvendin e Junikut” dhe veprën e lavdishme të këtyre burrave të mëdhenj të kombit tonë, që frymëzon në çdo kohë.
I nderuar, që së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani të përshëndesja përkujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme, që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë, për të theksuar mesazhin se sfidat e mëdha mund dhe duhet t’i përballojmë vetëm duke qenë të bashkuar në frymën e dashurisë për kombin dhe trojet tona, dhe me krenarinë e të qenit shqiptarë”, shkruan Meta.