Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ambasadën e Katarit, në Paris. Një punonjës sigurie është vrarë, teksa ndodhej në krye të detyrës.
Sipas medieve të huaja, autori i dyshuar kishte hyrë në ambasadë dhe ishte konfliktuar me rojen e sigurisë, i cili vdiq pasi u godit me grusht nga ku i fundit.
Pak pas ngjarjes, Policia arrestoi autorin në vendngjarje. Autoritetet thanë se vrasja nuk ka të bëjë me akte terroriste, ndërsa prokurorët francezë nisën hetimet për ngjarjen.
“Sot u hap një hetim për akuzën e vrasjes”, tha prokuroria.