Me një vendim të Këshillit të Ministrave janë emëruar në detyrë disa anëtarëve në bordin mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Emrat që bien në sy janë profesoresha e njohur e Departamentit të Gazetarisë, Iris Luarasi dhe Laert Kola.
V E N D I M
PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DISA ANËTARËVE TË BORDIT MBIKËQYRËS TË AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si më poshtë vijon:
– Z. Bashkim Muça;
– Znj. Iris Luarasi;
– Z. Leart Kola;
– Z. Ylljet Aliçka;
– Znj. Vasilika Hysi.