Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku një 23-vjeçare është dhunuar nga vjehrri, vjehrra dhe babai i saj, pasi zbuluan se tradhtonte bashkëshortin.
Mësohet se vajza e re aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë psikologjike, por ka dhe dëmtime fizike pas dhunës që i është ushtruar, ndërsa policia tashmë e ka marrë në mbrojtje.
Mësohet se vjehrri dhe vjehrra e saj janë çuar në ndjekje penale, pasi shihen duke dhunuar nusen, në videon e filmuar prej familjarëve të tyre dhe të bërë publike në rrjetet sociale.