Një magazinë është përfshirë nga flakët masive në fshatin Burimas të Maliqit këtë të premte.
Siç shihet dhe pamjet e mëposhtme, magazina e cila shërbente si vend për magazinimin e ambalazheve, kryesisht kuti kartoni për mbajtjen e frutave, është shkrumbuar plotësisht.
Raportohet se si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Ekipet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.