Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndodhet në gjendje kritike për jetën në një spital në Gjermani.
Burime konfirmojne se gjendja e Nishanit është tejet e rëndë.
Kujtojmë se Nishani u dërgua për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.
Burimet thanë për Panorama se Nishani po mbahet në jetë përmes aparaturave.
Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me koronavirus disa muaj më parë.