Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe ka deklaruar se nuk beson se Moska do të përdorë armë e bërthamore në luftën kundër Ukrainës.
Duke folur për BBC-në, Andrei Kelin tha se armë të tilla do të përdoren vetëm nëse kërcënohet ekzistenca e Rusisë.
Ambasadori mohoi gjithashtu se forcat ruse po bombardonin civilët dhe shpjegoi se pretendimet për krime lufte në qytetin e Bucha ishin të fabrikuara.
Pretendimet e Kelin kundërshtohen nga rrëfimet e shumta të dëshmitarëve okularë nga banorët, të cilët i kanë thënë BBC-së se trupat ruse ekzekutuan të afërmit e tyre.