Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka uruar fëmijët shqiptarë për festën e 1 Qershorit.
Përmes disa fotove mes tyre, Yuri Kim shkruan se prindërit punojnë fort që e ardhmja e fëmijëve të tyre të jetë më e ndritshme.
Për këtë arsye, ambasadorja thekson se SHBA fokusohet në çështjen e reformës në drejtësi, integrimin në BE dhe mundësitë e biznesit, në mënyrë që e ardhmja e fmëijëve të jetë më e sigurt.
“Pjesa më e mirë e punës sime është të takoj fëmijët e zgjuar, të talentuar dhe pozitivë të Shqipërisë. Unë jam gjithashtu e frymëzuar nga prindërit dhe familjet e tyre që punojnë aq shumë që e ardhmja e fëmijëve të tyre të jetë më e ndritshme se e jona.
Kjo është arsyeja pse Amerika fokusohet kaq shumë në çështje si reforma në drejtësi, integrimi në BE dhe mundësitë e biznesit. Në këtë festë të fëmijëve, le të festojmë fëmijët e bukur në mbarë Shqipërinë dhe të premtojmë se do të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur dhe ushqyer ata. Të mbajmë gjithmonë në zemrat tona dhe të kujtojmë se e ardhmja ju përket juve!”, shkruan Yuri Kim.