Zyrtarizohet transferimi i Milanit nga “Elliot” te “Red Bird”. Gjatë ditës së sotme janë hedhur firmat në kontratë dhe brenda verës do të bëhet transierimi i plotë i aksioneve, siç shpjegoi vetë klubi nëpëjmet një komunikate për mediat, me shtatorin 2022 si afatin e përfundimit të kësaj procedure.
“Akordi, që vlerëson klubin 1,2 miliard euro, parashikon që “Elliot” të mbajë një pjesëmarrje financiare minorance në klub si dhe që përfaqësues të tij të mbeten në Këshillin e Administrimit, duke konsoliduar një partneritet mes “RedBird” dhe “Elliot” që do t’i japë vazhdimësi progresit të kryer nga “Elliot” në katër vitet e fundit”, shkruhet në komunikatën e klubit që zyrtarizoi shifrën rekord për futbollin italian të shitjes së Milanit.
Filozofia e investimeve të “RedBird” dhe rezultatet e arritura në botën e sportit, kanë treguar se klubet futbollistike mund të kenë sukses në fushë, duke ruajtur në të njëjtën kohë një profil financiar të përballueshëm. Presim me padurim që të nisim një partneritet të gjatë me klubin, grupin menaxhues dhe milanistët në të gjithë botën që të vazhdojmë të shtyjmë Milanin gjithmonë më lart në vitet e ardhshme’, theksoi ai. /PANORAMASPORT