Autoritetet në Rinas kanë kapur disa pajisje, të cilat dyshohen se janë përgjues.
Burime për mediet bëjnë me dije se pajisjet u përkasin dy shtetasve britanikë që mund t’i kenë përdorur për përgjime të paligshme.
Mësohet se shtetasit e huaj kanë pohuar se i kanë pasur për përdorim vetjak pajisjet dhe se nuk kanë bërë përgjime.
Britanikët, me profesion inxhinierë, kanë qëndruar disa ditë në Shqipëri dhe tentuan të kalonin kufirin bashkë me pajisjet. Pas marrjes në pyetje, ata janë lënë të lirë.
Tashmë pajisjet janë sekuestruar dhe kanë kaluar për verifikim dhe ekspertizë nga ana e autoriteteve.