Në ditën e 100 të luftës, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy shfaqet në rrugët e Kievit në një video mesazh të shkurtër në të cilën bën një pasqyrë të situatës:
” Ne e kemi mbrojtur Ukrainën për 100 ditë, fitorja do të jetë e jona”.
Zelensky rrethohej nga besnikët e tij si kryeministri Deny Dmihal, kryetari i parlamentit David Bruan, Andrii Yermak shefi kabinetit të presidentit, Mikhail Podolyak, këshilltar i Presidentit Zelensky dhe negociator për Ukrainën.
Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, Ukraina ka filluar tashmë punën për paketat e reja të sanksioneve kundër Rusisë për t’i bërë pushtuesit të paguajnë çmimin e plotë për shkatërrimin e jetëve të fqinjëve të saj”, theksoi Zelensky në videon e publikuar nga vetë ai.