Të shumtë janë njerëzit të cilët vendosin të vizitojnë ditën e sotme Kishën e Shijonit në qytetin e Elbasanit. Përveç qytetarëve elbasanas, Kishën e Shijonit e vizitojnë dhe qytetarë të rretheve të ndryshme të Shqipërisë por edhe nga shtetet fqinje siç janë Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Në këtë ditë të veçantë në Kishën e Shijonit ishte dhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila uron të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e Elbasanit, pasi çdo vit i japin rëndësinë e duhur kremtimit të Shën Johan Vladimirit, duke e kthyer Kishën e Shijonit një pikë të rëndësishme për turistët të cilët duan ta vizitojnë.
I pranishëm ishte dhe kryetari i Bashkisë se Elbasanit, Gledian Llatja i cili uron shqiptarët për kremtimin.