Përfituesi më i madh nga Europa mbetet ekipi kampion, Tirana, që edhe në rastin më të keq, duke i humbur të gjitha përballjet, i ka të sigurta 810 mijë euro.
Kjo shumë për kampionen ndahet: 260 mijë euro është shuma që merr çdo ekip kampion. Më pas kampionia merr 100 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues në Champions.
Nëse ekipi kampion eliminohet në këtë raund kalon direkt në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.Aty ekipi kampion përfiton 100 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e dytë dhe në rast se eliminohet edhe në këtë tur, i bie që të marrin një bonus prej 350 mijë eurosh.
Pra, minimumi i garantuar për kampionen është 810 mijë €.