Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani po përgatitet së bashku me pjesën tjetër të skuadrës për dy ndeshjet me Islandën dhe Izraelin. Në përfundim të seancës stërvitore, Asllani është ndalur të japë një prononcim për “SuperSport” ku ka folur për pritshmëritë në këto dy ndeshje si dhe situatën e tij në merkato.

Pritshmëritë?

Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne, ndërsa sa i përket aktivizimit të mundshëm këtë e di trajneri. Unë jam gati dhe shpresoj të marrim tri pikë, që janë shumë të rëndësishme për ne.

Si ndiheni në skuadër?

Po, jam ambientuar, sepse shumë nga ne luajnë në Itali dhe kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Të gjithë futbollistët më kanë pritur mirë.

Islanda dhe Izraeli?

Grupi është shumë i mirë, presim të marrim tri pikë me Islandën dhe Izraelin.

Situata në merkato?

Nuk e di, unë jam futbollist i Empolit, e kam mendjen te Kombëtarja këto ditë. Shpresoj të bëj mirë, nuk e di.

Sa do ju ndihmojnë paraqitjet me Kombëtaren?

Po, mendoj se shumë, sepse janë ndeshje shumë të rëndësishme, të shohim çfarë do të ndodhë

Mes Interit dhe Milanit?

Nuk e di, nuk e di, unë jam lojtar i Empolit.